Nis “Flaka e Janarit 2018”, Qeveria ndan mbi 50 mijë euro Foto: Koha

Nis “Flaka e Janarit 2018”, Qeveria ndan mbi 50 mijë euro

13 janar 2018 15:48

Qeveria e Kosovës do ta financojë në tërësi manifestimin kulturor “Flaka e Janarit 2018”, që ka nisur në Gjilan. Shuma e aprovuar është 54 mijë e 850 euro.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila është mbajtur të premten. Qeverisja komunale e Gjilanit e ka mirëpritur këtë vendim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edicioni i 27-të i këtij manifestimi kulturor zyrtarisht ka nisur të enjten pasdite, kur në hyrje të objektit të Teatrit të Qytetit kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me Fitore Malaj, përfaqësuese e familjes së heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ndezën flakadanin.

Kujtim Shahiqi, udhëheqës i Njësisë për Kulturë në këtë Komunë, ka thënë e kishin parashtruar kërkesën në nivelin qendror, ngase kishin vështirësi që të përballonin shpenzimet për këtë manifestim. Buxheti i Komunës, i cili ishte dedikuar për “Flakën...” tash do të përdoret për shpenzime të tjera që kanë të bëjnë me sektorin e kulturës.

“Ne kemi dërguar kërkesën për arsye se buxhetin e kemi pasur diku afro 40 mijë euro, mirëpo aty kanë hyrë edhe shpenzime të tjera. Projekti financiar është 54 mijë euro, që i është paraqitur Qeverisë së Kosovës dhe ata e kanë aprovuar planin financiar, dhe do të financojnë në tërësi këtë manifestim. Kjo do të na lehtësojë, sepse ka filluar manifestimi dhe ato mjete që janë dedikuar për ‘Flakën...’ do t’i shfrytëzojmë për Teatrin”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme