Shqiptarët në artin e një çifti britanik Foto: Valltare jevgjite - Tiranë 1925

Shqiptarët në artin e një çifti britanik

13 janar 2018 14:00

Është vera e vitit 1925. Një makinë taksie “Ford” lëviz nëpër rrugën gjithë gropa dhe pluhur, që lidh kryeqytetin e vjetër me kryeqytetin e ri shqiptar. Kundrejt një pagese prej një shilinge, shoferi i saj po shpie një çift artistësh britanikë, nga Durrësi drejt Tiranës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zonja, është Cora Josephine Gordon, kurse burri i saj quhet Jan Gordon. Të dy muzikantë dhe piktorë. Hera e parë që ata kishin takuar shqiptarë kishte qenë dhjetë vjet më herët, më 1915, kur gjatë Luftës së Parë Botërore kishin shërbyer si vullnetarë të shërbimit shëndetësor në Mal të Zi dhe Serbi, ku kishin shkuar për tre muaj, por kishin mbetur rreth një vit. Historinë e tyre të asaj kohe, ata e kishin rrëfyer në një libër të titulluar “Dy bredharakë në Serbi dhe Mal të Zi”.

Ata do të ruanin këtë titull edhe për disa vepra të tjera të tyre si “Two Vagabonds in the Balkans”, pra “Dy bredharakë në Ballkan”, pastaj “Dy bredharakë në Spanjë”, “Dy bredharakë në Languedoc” dhe “Dy bredharakë në Suedi”.

Në këtë mes, hyn edhe libri i bashkëshkruar prej tyre nga dimri i vitit 1925 deri në verën e vitit 1926: “Two Vagabonds in Albania” apo “Dy bredharakë në Shqipëri”. Përmes tij, jo vetëm që mund të kuptojmë itinerarin dhe historinë e udhëtimit të çiftit Gordon nëpër Shqipëri, por mund bredhim bashkë me ta në botën shqiptare të kohës.

Përreth një muaj sa kanë zgjatur bredhjet e këtyre dy artistëve në tokat e Republikës së Shqipërisë, që atë kohë kishte vetëm gjashtë muaj që ishte shpallur, ata kanë vizituar Tiranën, Elbasanin, Pogradecin, Përmetin, Gjirokastrën, Këlcyrën, Mallakastrën, Beratin, Shkodrën, Malësinë e Madhe dhe Malësinë e Vogël... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme