Partia Demokratike Osmane dhe demokratët e parë shqiptarë

Partia Demokratike Osmane dhe demokratët e parë shqiptarë

13 janar 2018 09:47

Demokracia si koncept dhe sistem politik në Ballkan e Azi të Vogël, ishte shuar që me Greqinë Antike, duke ua lënë vendin monarkive perandorake shekullore që sa shkonin e vinin.

Dy perandoritë më të mëdha në këto anë, që shpesh i portretizojnë si “lindore”, Perandoria Bizantine e ajo Osmane, kishin Cezarin, respektivisht Sulltanin si maja të pushtetit në sistemin politik, ku përmes feve dominuese të këtyre dyjave, Ortodoksizmit gjegjësisht Islamit, paraqiteshin si “përfaqësuesit e Zotit në tokë”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Evropa Perëndimore që kishte ikur nga Mesjeta, me të mirat materiale e ndryshimet intelektuale që i kishin ndodhur, sytë i kishte nga Antikiteti dhe eksperimentet që grekët e lashtë kishin bërë. Kurse për shtetin osman, që dikur kërcënonte zemrën e saj, por që tashmë kishte hyrë në dekadencë, tani po shihte si model pikërisht evropianët.

Me reformat e Selimit III, të Tanzimatit e Islahatit, osmanët po eksperimentonin si aksiomë modernizmin evropian. Otomanët e rinj nën influencën e Namik Kemalit e Zija Pashës po kërkonin tashmë kushtetutë për perandorinë, sipas modelit të monarkive kushtetuese evropiane.

E kjo edhe erdhi, më 1876 nga një grusht shtet që Mithat Pasha do të bënte në sarajet e sulltanit. Por, jetëgjatësia e saj ishte vetëm dy vjet, për t’u kthyer përsëri nën absolutizmin e Sulltan Abdylhamitit II. Kthesa më e madhe në rrugën drejt demokratizimit të vendit ishte Revolucioni Xhonturk i 1908-ës, çka riktheu Kushtetutën që sulltani kishte abroguar dhe i hapi rrugë pluralizmit politik.

Do të krijoheshin shumë parti politike, e në mesin e tyre edhe Partia Demokratike Osmane, e njohur ndryshe edhe si “Firka-i Ibad” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme