“J'Accuse”, dëshmia e fuqisë së fjalës së lirë e medias në mbrojtje të njeriut

“J'Accuse”, dëshmia e fuqisë së fjalës së lirë e medias në mbrojtje të njeriut

13 janar 2018 08:19

Sot bëhen 120 vjet nga publikimi i “J'Accuse”, letrës së hapur të shkrimtarit francez Emile Zola, me të cilën akuzoi qeverinë dhe ushtrinë franceze për dënimin e padrejtë dhe me dëshmi të rrejshme e të fabrikuara të oficerit të Armatës së Francës, Alfred Dreyfus.

Kryeredaktori i Kohës Ditore, Agron Bajrami, shkruan se rrëfimi për “J'Accuse” është një që dëshmon për fuqinë e fjalës së lirë, medias dhe intelektualit të angazhuar në mbrojtje të lirisë dhe parimeve, të drejtës dhe drejtësisë, dhe, para së gjithash, njerëzve.

“Sidomos atyre që bëjnë pjesë në grupe të lëndueshme e minoritare”, thotë ai.

Për më shumë, mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme