Dhjetëvjetori i Pavarësisë me logo të re, pas akuzave për plagjiat

Dhjetëvjetori i Pavarësisë me logo të re, pas akuzave për plagjiat

12 janar 2018 12:01

Leksion i madh u është dhënë dizajnerëve dhe shtetit me rastin e logos së përzgjedhur për festimin e jubileut të Pavarësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Pak ditë pasi në rrjetet sociale u vërshuan me fotografi që tregonin ngjashmërinë e logos që ishte përzgjedhur për festimin e 10-vjetorin me atë të një agjencie gjermane të turizmit, shteti e ka zëvendësuar me një tjetër.

Në vend të asaj me autorë Arbër Racin e Egzon Çakën, do të përdoret logoja e dizajnuar nga Zeni Ballazhi. I njëjti është edhe fitues i dizajnit për Medaljen Presidenciale të 10-vjetorit të Pavarësisë.

(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme