Galeria Kombëtare e Kosovës me 13 mijë vizitorë në vitin 2017

Galeria Kombëtare e Kosovës me 13 mijë vizitorë në vitin 2017

12 janar 2018 08:49

Numri i vizitorëve në Galerinë Kombëtare të Kosovës vitin që shkoi gati është dyfishuar në krahasim me atë paraprak, shkruan sot Koha Ditore. Derisa më 2016 ekspozitat e hapura në këtë institucion i kanë parë 7 mijë e 581 vizitorë gjithsej, më 2017 ky numër është rritur në 12 mijë e 973 vizitorë. Këto të dhëna i ka dhënë Arta Agani, drejtoreshë e GKK-së.

Ani pse ky institucion nuk shet bileta, Agani ka thënë se vizitorët numërohen nga kujdestari i sallës ekspozuese të GKK-së. Sipas saj, përveçse ka pasur rritje domethënëse të numrit të vizitorëve, është zgjeruar edhe rrjeti i publikut me grupmosha dhe prapavija profesionale që varion nga më të ndryshmet – jo vetëm publik i lidhur ngushtë me artin në veprimtarinë e tij.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme