Kulturë

Arkeologët zbulojnë në Izrael “parajsën” e kohës së gurit

Parajsë e jashtëzakonshme e kohës së gurit, është cilësuar zbulimi arkeologjik në afërsi të njërës prej rrugëve më të ngarkuara në Izrael.

Lokaliteti parahistorik i ruajtur mirë, sipas rezultateve të ekspertëve, është shfrytëzuar nga gjuetarët e kohës së gurit, para gjysmë milion vjetësh, e që kanë lënë pas dëshmi qindra sëpata të dorës, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Gjetja në një thellësi prej pesë metrash në Jaljulia, në afërsi të qytetit Kfar Saba, sugjeron që një specie e zhdukur e njerëzimit të hershëm - homo erectus - mund të ishte kthyer vazhdimisht në këtë lokalitet, mbase të tërhequr nga burimet e ujit dhe lojërat e bollshme, dhe ka lënë pas dëshmi mjete primitive pune të punuara në gur.

Arkeologët besojnë që ky lokalitet në verilindje të Tel-Avivit ishte konsideruar si “parajsë” për tubimet e gjuetarëve parahistorikë- me një lumë, bimësi dhe bollëk të kafshëve që i inkurajonin ata të ktheheshin aty vazhdimisht. Zona e zgjeruar e lokalitetit ishte zbuluar në muajt e fundit, në një gërmim të përbashkët që e kanë bërë Autoritetet e Antikitetit të Izraelit në bashkëpunim me Departamentin e Arkeologjisë të Universitetit të Tel-Avivit.

Gjetja më befasuese ishin dëshmitë e një industrie të zhvilluar mirë – duke iu referuar mjeteve të punës prej guri - e që përfshinte qindra sëpata dore të kulturës antike “acheulian” që kishte ekzistuar në periudhën e hershme të paleolitit, 1.5 milionë deri në 200 mijë vite më parë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)