Ministria vonon konkursin për projekte kulturore

Ministria vonon konkursin për projekte kulturore

09 janar 2018 10:11

Ministria e Kulturës as pas javës së parë të janarit nuk ka hapur konkursin për projekte kulturore e artistike për këtë vit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përderisa viteve të kaluara thirrja publike është hapur zakonisht në fund të muajit dhjetor, MKRS-ja ende nuk ka një datë të saktë për sivjet. Zyrtarët e këtij institucioni kanë thënë se konkursi do të hapet brenda këtij muaji.

Por organizatorët e ngjarjeve kulturore ankohen se vonesat e konkursit dhe të shpalljes së fituesve janë duke u shkaktuar probleme të mëdha në mbarëvajtjen e punës. Ka prej atyre që i përfundojnë organizimet derisa MKRS-ja si sponsori më i madh del me vlerësime... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme