Blerta Zeqiri do të bindej se është në rrugë të mbarë, qysh më 2012 kur me filmin e shkurtër “Kthimi” u kthye me trofe nga “Sundance Film Festival”.
Që atëherë, i kishte shkrepur dëshira për ta bërë një tjetër film. Dhe atë për dashurinë e pamundur në Kosovë, shkruan “Koha Ditore”. Prej idesë së parë, ky rrëfim kishte marrë forma të shumta deri në finalizim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI përthekuar nën titullin “Martesa”, filmi debutues i gjatë i regjisores kosovare u kurorëzua në fund të nëntorit. Qyteti Tallinn i Estonisë u bë nikoqir i premierës botërore të filmit. Dy çmime që mori në “Tallinn Black Nights Film Festival” në ceremoninë e 2 dhjetorit – çmimin e kritikës “Fispresci Prize” dhe çmimin special për ansamblin e aktorëve në kategorinë “First Feature Competition” – dhanë sinjalet e para për suksesin e filmit.
Rrëfimi prapa skenarit
“Një shoqe e imja, pasi që kishte lindur dy fëmijë, kupton se burri i saj është gay. Kjo ia shkatërron jetën asaj. Në anën tjetër një shok shumë i mirë i imi i cili është gay, përballej me presion shumë të madh të shoqërisë dhe familjes që të ‘rahatohet’ (të martohet me një person të gjinisë së kundërt). Meqë shoku im dëshironte t’i qëndronte besnik vetvetes dhe natyrës së tij, si zgjidhje e pa që ta lërë Kosovën”, rrëfen Blerta Zeqiri ngjarjet që do ta inspironin për rrëfimin e filmit të saj.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Kreshnik Keka Berisha – producent e bashkëskenarist i filmit – këta njerëz që i rrethonin, i kishin parë si viktima të rendit patriarkal, sepse ata duheshin të bëjnë një jetë të dyfishtë për të qenë të pranuar nga shoqëria. Kësisoj lumturia e tyre bashkë me dëshirat mohohej.
“Të gjitha këto çojnë në krijimin e familjeve të palumtura me shumë individë të palumtur brenda saj. Mbi të gjitha, asnjëherë nuk kam mundur ta kuptoj pse dashuria, ndjenja më e bukur, më fisnike dhe më e larta që e posedon qenia njerëzore, duhet të jetë e ndaluar. Kjo është shumë absurde për mua”, thotë Zeqiri, e cila e ka dhënë në ekran “kundërpërgjigjen” e saj për këtë.
Prapaskenat e “Martesës” e dëshmojnë se procesi i realizimit të këtij filmi ka qenë shumë i gjatë. Ideja kishte zënë fill para pesë vjetësh. Regjisorja Blerta Zeqiri rrëfen se aktorët në role kryesore – Adriana Matoshi, Alban Ukaj e Genc Salihu – i ishin bashkuar projektit ende pa u shkruar skenari dhe kanë qenë pjesë kryesore e punës në skenar... (shkrimin e plotë e gjeni në numrin festiv të “Kohës Ditore” për Vitin e Ri)