Kulturë

Kur Dritëro Agolli recitonte poezi për Kosovën

Një temë shumë prezente në poezinë e Dritëro Agollit, ka qenë Kosova dhe Shqipëria e andej Drinit siç e quante ai.

Në veprën poetike të Agollit, hasen mbi 20 poezi për Kosovën të shkruara në periudha të ndryshme prej poetit devollas.

"Tespihet e Idriz Seferit", "Balada e tre të rënëve", "Kthimi në Kosovë", "Mesazhi i çuditshëm" dhe "Për t'u mbledhur bashkë" janë vetëm disa prej këtyre poezive.

Por përveç se shkruante me pasion, Agolli ishte po kaq pasionant edhe kur recitonte poezitë e tij.

Më poshtë mund të dëgjoni zërin e Agollit (minuta: 10:18) duke recituar një nga poezitë e tij më të dashura për Kosovën, e përfshirë në kuadër të emisionit COSMO të KTV-së, përkatësisht të edicionit "Requiem për Dritëro Agollin".