Portreti i ish-liderit komunist do të nxirret në ankand

Portreti i ish-liderit komunist do të nxirret në ankand

20 mars 2017 14:08

Një pikturë e Andy Warholit për ish-liderin komunist Mao Zedong, do të nxirret në ankand në Hong-Kong dhe mund t’i shitet një ofertuesi kinez për kthimin e një vepre të tillë në “shtëpi”, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e BBC. Portreti përjetëson themeluesin e Partisë komuniste kineze si produkt i pop artit në të njëjtën formë si vepra e Warholit me Marilyn Monroen dhe supa “Campbell”.

Bazuar në librin “Little Red Book” të Maos, seria e portreteve është në mesin e imazheve më të famshme të shekullit XX. Ankandi i kësaj vepre pritet të kapë shumën prej 15 milionë dollarësh. Ky portret i Maos ishte shitur në Londër në vitin 2014 për 7,6 milionë funte dhe pronari i tanishëm i cili nuk është identifikuar, e ka vënë përsëri në shitje në Hong-Kong përmes ankandit, i cili pritet të hapet më datën 2 të muajit prill.

Warhol nisi serinë e portreteve të tilla të Maos në vitin 1972 kur lidhjet në mes të armiqve të luftës së ftohtë, Kinës dhe ShBA-së, filluan të shkrihen, gjë që filloi pas udhëtimit historik në Pekin të presidentit amerikan Richard Nixon.

Fotografia që Warhol përdori për portretin e Maos ishte një prej atyre që ka stolisur kopertinën e librit të ashtuquajtur “Little Red Book”, që ishte si simbol i Kinës komuniste dhe propagandës që ushtronte ai. Thuhet se më shumë se një miliard kopje të këtij libri janë botuar, duke e bërë librin me më së shumti botime në të gjitha kohët. Gjatë regjimit të Maos ka qenë pothuajse e detyrueshme që secili të blejë dhe të mbajë me vete nga një kopje.

Seritë e Warholit kanë gati 200 portrete në versione dhe madhësi të ngjashme dhe ndjekin të njëjtën formë të veprave të mëhershme të artistit që i ka bërë për Monroen dhe Elvis Presleyn në vitet ’60.

Zgjedhja e Maos ishte një hap larg markës së tij që ngjitej në formë banale - atë që e ka bërë me supën “Campbell” – ose ndriçimi iluminues – siç ka bërë me Marilyn Monroen.

Kryetari Mao ishte udhëheqës politik i nderuar dhe i frikshëm dhe sigurisht një subjekt i padashur për ngjyrat e guximshme të kontrasteve në lëvizjen e pop artit. Por që një gjë e tillë edhe sot mbetet çështje delikate në Kinë. Në vitin 2013 në një ekspozitë në sondazhin e plotë të parë të artit të Warholit në Kinë, portreti i Maos nuk ishte shpalosur askund. Debati që mediat kineze në atë kohë kishin bërë ka qenë nëse imazhet ekspozuese tregojnë respekt apo fyerje. Mirëpo investitorët kinezë vazhdimisht, e çdo herë më shumë po e blejnë artin perëndimor. Ata në fakt janë një prej pesë blerësve më të mëdhenj të artit në botë.

Me rënien e presionit mbi vlerën monetare kineze dhe të ardhurave kapitale vetëm sa po shtohet oreksi për investim në skenën e artit botëror. Kështu që portreti i Warholit për ish-udhëheqësin komunist kinez mund ta gjejë rrugën dhe formën që të shkojë në Kinë falë punës së tregjeve globale kapitale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme