Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Alarmi i artistit

Ernesto Sabato (1911-2011) vdiq të shtunën, lajmi pa ndonjë bujë qe dhënë të dielën në pak media elektronike, ndërsa në formë të shtypur u përhap të hënën.

Si çdo ditë, në Prishtinë, në mëngjes bleva gazetën dhe shkova në fakultet, apo, siç do të thoshte Sabato, në manastir. Në zyrë, para se të shkoja për të ligjëruar, e shfletova gazetën dhe pashë lajmin për vdekjen e shkrimtarit, i cili në gjuhën shqipe ishte përkthyer një vit para se të lindja unë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E mbaj mend që atë ditë, sapo hyra në sallë, u thashë studentëve se ishte ditë zie për letërsinë, sepse kishte vdekur Ernesto Sabato dhe me ata pak nxënës që i kishin lexuar veprat e tij, shkuam tamam si anti-institucionalistë, apo si anarkistë (ashtu si autori i “Tunelit”), te një kafene afër fakultetit dhe diskutuam për të, shkruan Ag Apolloni sot në Koha Ditore.

Në anën tjetër, në Buenos Aires, në kafenenë e preferuar të Sabatos, ku ndodheshin librat e tij të përkthyer në disa gjuhë dhe ku ai çdo ditë shkonte për të luajtur shah dhe domino, hynin e dilnin njerëz si asnjëherë më parë. Në kafenenë, ku miqtë e shkrimtarit shpresonin të organizonin festën për ditëlindjen e tij të njëqindtë, ishte hapur “e pamja” për të...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.