Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Tenori kosovar në New York debuton si Macduffi i “Macbethit”

Tragjedia “Macbeth” për tenorin Riad Ymeri mund të mos jetë ngjarja më e mirë për të filluar vitin për shkak të vrasjeve të njëpasnjëshme e gjakderdhjeve që mbizotërojnë në këtë vepër, por është muzika e Guiseppe Verdit, që sjell kjo dramë në operë, atë që e cilëson fillim të mrekullueshëm.

Me 11 të këtij muaji ai do të debutojë në rolin e Macduff, në skenën e sallës “Kirov Recital Hall” në New York. Ymeri do të vishet në petkun e një prej personazheve më të rëndësishme të kësaj drame të Shakespeareit, e cila në operë vjen me muzikën e Verdit dhe është e ndarë në katër akte, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E shkruar për “Teatro della Pergola” në Firence, ishte opera e dhjetë e Verdit, e cila pati premierën në vitin 1847. “Macbeth” ka qenë shfaqja e parë e Shakespearit që Verdi e ka përshtatur për skenën operistike. Gati njëzet vjet më pas, “Macbeth” ishte rishkruar dhe zgjeruar në versionin francez...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.