Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Op, op” transformon rrobat e vjetra në mozaik shumëngjyrësh tekstili

Atmosfera brenda një pishine, në të cilën njerëzit relaksohen në ditë të nxehta vere, është paraqitur në një mënyrë të veçantë. Me rroba të vjetra të një artisti, miqve a kolegëve të tij, është realizuar mozaiku me dimensione goxha të mëdha. Jakup Ferri, qysh prej janarit të vitit të kaluar, e kishte nisur punën në një vepër të re.

Rezultati do të testohet në audiencë tek të enjten e 11 janarit. Galeria e qendrës kulturore “Tulla” në Tiranë është vendi ku mozaiku 3 me 4,2 metra do të ekspozohet për të parën herë. Ferri- i njohur për vizatimet në letër, xham e madje edhe në mure – do ta hapë ekspozitën e parë personale në kryeqytetin shqiptar. E ka titulluar “Op, op”, një shprehje pohuese e zhargonit prishtinas, që sipas tij, mund të përdoret në konotacion pozitiv e negativ, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pak ditë para se të hapë ekspozitën në Tiranë, Ferri, ka rrëfyer se për ta realizuar veprën e vetme që do të ekspozohet në “Op, op”, ka bashkëpunuar me Fatos Kabashin, një mësimdhënës nga Suhareka. Një ekip prej 10 vetash i kanë ndihmuar Ferrit ta konkretizojë punën njëvjeçare...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.