“J” e Xhafës zë vend në Firence, si simbol i urtisë e autoritetit

“J” e Xhafës zë vend në Firence, si simbol i urtisë e autoritetit

03 janar 2018 09:33

Skulptura e hekurt, që ka formën e bastunit apo të shkronjës “J”, e artistit Sislej Xhafa tashmë është vendosur para objektit të Pallatit të Drejtësisë në Firence të Italisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vepra, të cilën Xhafa e ka titulluar “J” vjen si simbol i moshës e urtisë, por edhe fuqisë e autoritetit. Bastuni i gjatë 14 metra përveçse qëndron aty si simbol, ka edhe një funksion tjetër. Përmes vrimave që ka spërkat me ujë, si një fontanë.

Është vendosur para “Palazza di Giustizia” për të qëndruar aty përhershëm. Xhafa, bashkë me katër artistë të tjerë në fillim të vitit të kaluar ishte shpallur fitues i konkursit të hapur nga qytetit i Firences... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme