“Home” e bëri Kosovën shtëpi të “Baftas”

“Home” e bëri Kosovën shtëpi të “Baftas”

02 janar 2018 14:34

Platforma e mermertë që kufizon anën e poshtme të dritares nuk shërben thjesht si pjesë e konstruksionit të brendshëm në dhomën e ditës. Mban diçka shumë të vlefshme, shkruan Koha Ditore.

Afër vazos së bardhë me lulen e llojit orkide, qëndron një trofe i bronztë. Më saktësisht një maskë që ka njërin sy të mbyllur mbi një bazë katrore të mermertë. Si i tillë, është dekoruar me drita të vogla që përshtaten me festat e fundvitit. Bëhet fjalë për trofeun më të vlefshëm që ka kinematografia kosovare deri më tani: atë të çmimit “Bafta”.

Një prej producentëve të filmit “Home” me regji të Daniel Mulloyt, këngëtari i njohur kosovar Shpat Deda e mban në banesën e tij njërin prej katër trofeve që iu dha ekipit në fillim të këtij viti në ceremoninë prestigjioze të ndarjes së çmimeve nga Akademia Britanike e Filmit dhe Arteve Televizive.

Është një trofe që peshon. E kinematografisë kosovare ia ka hapur dyert për projektet e radhës dhe po ndihmon në promovimin e shtetit si një vend i cili krijon mundësi për realizimin e projekteve filmike. Këtë sukses po e shfrytëzojnë edhe kompani për të tërhequr artistët ndërkombëtarë që të vijnë e të punojnë në Kosovë.

Një trofe për ekipin kosovar

Triumfi i filmit “Home” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bafta” më datën 12 shkurt të 2017-s erdhi si vazhdimësi e disa sukseseve të mëdha të kooproduksioneve dhe produksioneve kosovare viteve të fundit. “Home” u zgjodh si filmi më i mirë në kategorinë “Best Short”, në edicionin e 70-të të ceremonisë prestigjioze.

(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore për Vitin e Ri)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme