Artisti që e çon vendlindjen nëpër galeritë e botës Foto: Koha

Artisti që e çon vendlindjen nëpër galeritë e botës

02 janar 2018 12:09

Fluturat e Petrit Halilajt në pranverën e 2017-s kanë shtegtuar nga Kosova në Venecia. Këtë rrugë e kanë ndjekur edhe imazhet e “Abetares”. Por shtegtimi nuk ka përfunduar me kaq. Reproduktime të artefakteve të Kosovës kanë shkuar në New York si zogj.

E “Abetarja” ka vazhduar në Paris. Copëzat e shtetit më të ri të Evropës do të vazhdojnë rrugën edhe vitin që vjen. E Halilaj 2017-n e ka cilësuar si vitin më të suksesshëm në karrierë. Për këtë ka arsye, shkruan “Koha Ditore”.

Në edicionin e 57-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, në maj, u bë shqiptari i parë që u ngjit në skenën e ceremonisë së çmimeve, për të pranuar “Mirënjohjen speciale” për veprat e tij “A e kupton se ylberi ekziston edhe nëse është natë?” dhe “Abetare”.

E në korrik artisti kosovar ka marrë “Mario Merz”, një çmim i themeluar për të identifikuar e vlerësuar personalitete botërore në fushën e artit vizual dhe atij muzikor.

Juria për kategorinë e artit pamor e ka vlerësuar se “përvojat e pazakonshme të jetës së Petrit Halilajt, me kujtime të ngjarjeve të rënda, ia mundësojnë artistit të trajtojë rrëfimin e historisë dhe storieve me ndjeshmëri të madhe, shoqëruar me një sens të hollë dhe të përhapur të ironisë”.

Vjedhja e fluturave dhe zbulimi i sekretit

Fluturat e Halilajt për gjashtë muaj kanë qëndruar në hapësirën ekspozuese në Arsenale të Venecias. Artisti i lindur në Runik të Skënderajt ishte i pranishëm edhe në hapësirën tjetër ekspozuese Giardini nëpërmjet imazheve të “Abetares”.

Fluturat e punuara nga qilimat tradicionalë ishin në mesin e veprave të 120 artistëve nga mbarë bota, të përzgjedhur për “Viva arte viva” me kuratore Christine Macel, ekspozita kryesore që zbërthen konceptin e Bienales... (shkrimin e plotë mund ta gjeni në numrin special të “Kohës Ditore” për Vitin e Ri)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme