Intensifikim i marrëdhënieve me komunitetin shqiptar në Holandë

Intensifikim i marrëdhënieve me komunitetin shqiptar në Holandë

30 dhjetor 2017 14:25

Në vitin 2017 pati një intensifikim të marrëdhënieve me komunitetin shqiptar në Holandë dhe diasporën, tha ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Adia Sakiqi, duke e konsideruar 2017-n një vit të suksesshëm.

Përmes një video-mesazhi, ambasadorja e Sakiqi uroi gjithë shqiptarët me rastin e festave te fundvitit.

Vitit 2017, tha ajo, ishte një vit i suksesshëm i mbushur me aktivitete diplomatike, ekonomike, dhe kulturore.

Sipas saj, viti që lëmë pas ishte një vit i suksesshëm, pasi këtë vit për herë të parë i janë ofruar qytetarëve shqiptarë në Holandë shërbimet konsullore online dhe u është lehtësuar atyre koha duke iu ofruar shërbime në kohë rekord.

“Në nëntor të 2017-s ne çelëm vitin e Skënderbeut, ndërsa viti 2018 do të jetë një vit historik vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, tha Sakiqi.

Në bazë të Nenit 4 të ligjit për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme