Kulturë

Një operë për Pushkinin nga pasardhësja e guximshme

Descriptive Text

Marita Phillips ishte rritur në Angli, e vetëdijshme për prejardhjen e saj ruse, por nuk e kishte kuptuar krejtësisht që gjeneza e saj ishte nga dy burra që kishin dominuar Perandorinë Ruse në fillim të shekullit nëntëmbëdhjetë.

Paraardhësit e saj nuk është se shkonin tamam mirë me njëri-tjetrin. Cari Nicholas I dhe Alexander Pushkin – të nderuar për themelimin e gjuhës e stilit të letërsisë moderne ruse- kishin debatuar vazhdimisht në Shën Petersburg, kryeqytetin perandorak.

Cari i izoluar dyshonte që poemat e famshme të Pushkinit, që mallkonin despotizmin kishin ndihmuar për të inspiruar kryengritjen antimonarkiste, të cilën ai e kishte rrëzuar në ditën kur mori fronin. Nipi i Nocholasit dhe mbesa e Pushkinit qenë takuar në jug të Francës, në fund të shekullit nëntëmbëdhjetë, dhe ishin martuar.

Philips, 62-vjeçare, është pasaardhëse e këtij takimi, që kishte skandalizuar familjen mbretërore aq shumë saqë çifti asnjëherë nuk ishte kthyer në Rusi. Stërmbesa e të dyve, Carit e Pushkinit, kujton sesi gjyshja e saj vështirë se mund të lidhej me cilëndo mbretëri në Evropë, përfshirë edhe atë të Mbretëreshës Elizabeth II në Angli.

Kjo gjyshe njëherë i kishte dhënë një version të një prej përrallave të Pushkinit. Philips, e cila ka shkruar libra dhe tekste të mjuziklve për fëmijë “The Dream Dealer” dhe “Buzz: The Story of Glorybee”, ka provuar të shkruajë një shfaqje për këta dy burra. Për më tepër se 15 vjet, disa drafte të ndryshme gradualisht kishin marrë formën e një libretoje për operë, të titulluar “Pushin: Poet and Czar” (Pushkini: poeti dhe cari), që ka pasur debutimin në një koncert në Moskë më 4 shkurt... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.