Akademik Zeqirja Ballata, pararendës i novatorizmit në muzikën shqipe

Akademik Zeqirja Ballata, pararendës i novatorizmit në muzikën shqipe

29 dhjetor 2017 09:32

Kompozitori e akademiku i njohur kosovar Zeqirja Ballata është cilësuar pararendës i novatorizmit në muzikën shqiptare, me një opus të gjerë të krijimtarisë dhe kontributit në fushën e artit, në ceremoninë ku i është dorëzuar çmimi për veprimtari jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2016, shkruan sot Koha Ditore.

Juria në përbërje të kompozitorëve Valton Beqiri, Baki Jashari e Drinor Zymberi, e ka shpallur atë laureat ashtu sikurse ka vendosur edhe për fituesit e çmimeve vjetore janë po të njëjtit që zakonisht konkurrojnë dhe shpërblehen, përveç kompozitorit e dirigjentit Rafet Rudi, i cili qysh prej vitit 2011 nuk ka marrë pjesë në këtë konkurs.

Kësaj radhe nga gjithsej pesë kategori për çmimet vjetore janë shpërblyer katër prej tyre.

Çmimi për veprat vokalo-instrumentale dhe muzikore-skenike iu nda kompozitorit Kreshnik Aliçkaj për veprën “Përtej luftës e paqes”, në vlerë financiare prej katër mijë eurove. Çmimi për veprat orkestrale-simfonike dhe koncertale iu nda kompozitores Dafina Zeqiri për veprën “Koncert për piano dhe orkestër” në vlerë tre mijë euro.

Çmimi për veprën kamertale iu nda kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën “String Quartet Nr. 4” dhe u shpërblye me dy mijë euro. Çmimi për veprat korale iu nda Rudit për veprën “Deti i varreve të hapura” për kitarë dhe kor, dhe bashkë me çmimin edhe shpërblimin financiar në vlerë të një mijë eurove. Ndërkaq, çmimi për veprat solistike dhe duo nuk është ndarë pasi që në këtë kategori nuk pati vepra konkurruese. Vitin e kaluar ishte kategoria e veprave korale e cila nuk pati fitues.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme