Ministria e Kulturës i quan suksese planet e trashëguara

Ministria e Kulturës i quan suksese planet e trashëguara

29 dhjetor 2017 08:22

Ministria e Kulturës është vetëlavdëruar për 100 ditët e fundit me vazhdimin e punëve që kanë nisur para se kabineti aktual të merrte udhëheqjen në këtë institucion, shkruan sot Koha Ditore.

Bile ky institucion në Raportin që ia ka dorëzuar Qeverisë ka harruar edhe të përmendë nismën e vetme që e ka konkretizuar gjatë tre muajve të qeverisjes, themelimin e Inspektoratit të trashëgimisë kulturore.

Në raportin e MKRS-së shkruhet se është përkrahur krijimtaria kulturore në vend, duke përfshirë aktivitetet e institucioneve publike kulturore. Aty numërohen disa prej institucioneve qendrore të kulturës, të cilat kanë vazhduar implementimin e planeve për këtë vit. Më pas përmendet shpërndarja e librave dhe revistave letrare, që janë përkrahur nga konkurset e MKRS-së.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme