Kulturë

Revistë për unifikimin e punës arkivore në trevat shqiptare

Arkivi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës kanë dalë me një botim të përbashkët me qëllim të përpjekjes së unifikimit të punës arkivore në të gjitha trevat kombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

“Arkivi shqiptar 1-2” është titulli i revistës arkivore e përuruar të mërkurën në Tiranë. Të pranishëm në ceremoninë e promovimit ishin dy drejtorët e dy institucioneve kryesore arkivore, Ardit Bido, drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë dhe Ramë Manaj, kryeshef i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës ashtu sikurse edhe Pranvera Dibra, drejtoreshë e Arkivit të Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Skënder Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)