Kulturë

“Modern Waves” me melodi unike zbërthen dashurinë për Prishtinën

Prishtina mund të mos ketë një identitet arkitektonik për shkak të objekteve të periudhave të ndryshme, por padyshim ato që e karakterizojnë janë të kohës së ish-Jugosllavisë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërtesat brutaliste, tashmë janë bërë shenja identifikuese për kryeqytetin. Karakteri i ashpër që kanë, shpeshherë kërkon një qasje tjetër për t’u kuptuar, por gjithsesi mbeten si pjesë e rëndësishme e historisë.

Mbi këtë koncept, për dashurinë ndaj vendit - që në pamje të jashtme është e ashpër, por në thellësi merr kuptim tjetër për qytetarët e saj - është bazuar albumi më i ri i multi-instrumentistit të njohur kosovar Visar Kuçi.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)