“Zoti i masakrës” me kaosin në mungesë të dialogut

“Zoti i masakrës” me kaosin në mungesë të dialogut

27 dhjetor 2017 11:10

Zënka e dy fëmijëve në një nga parqet e qytetit është bërë shkas që prindërit e tyre të takohen. Në një ambient që ngjan me oborr shtëpie, Fisniku (Labinor Raci) e Aneta (May-Linda Kosumoviq) janë mysafirë të Mikelit (Shpëtim Selmani) e Veronikës (Donikë Ahmeti).

Nisin të diskutojnë për t’u marrë vesh rreth zënkës së fëmijëve të tyre. Mysafirët janë prindërit e djalit, që ia ka thyer dhëmbët atij të nikoqirëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Qysh kur nis biseda merret vesh se fëmija që kishte përdorur shkop për ta rrahur shokun, kishte arsye për ta bërë këtë.

Diskursi i përdorur nga avokati e ekonomistja tregon se ata janë marrë shumë pak me edukimin e fëmijës së tyre. Është një asi çifti që vishet bukur e shet mend për të treguar nivel të lartë e që realisht kanë shumë probleme e nuk ia kanë idenë për edukimin e fëmijës. Gjatë bisedave midis dy palë prindërve, Fisnikut nuk i pushon telefoni. Pos që nuk tregon respekt, nga bisedat del të jetë i përfshirë në dallavere me barna.

Duket se është i zhytur deri në fyt. Nikoqirët në fillim tregojnë nivel goxha të lartë. Por pas një kohe jo që familjet nuk kanë respekt për njëra-tjetrën, por del që edhe përbrenda çifteve ka probleme të mëdha. Alkooli dhe ndeja zbulojnë fytyrat e vërteta të personazheve.

Që të dyja palët janë në kaos. Mosmarrëveshjet mes bashkëshorteve janë tregues se fëmijëve të tyre u mungon një jetë e mirëfilltë. Kultura e komunikimit është larg çdo niveli. Madje krejt në fund të ndejës nisin sharjet dhe prindërit ndahen keqas... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme