Kulturë

Dy libra i bashkon synimi për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës

Një libër që bazohet në të dhëna arkivore e studime shkencore, por edhe në studimet e autorit mbi shqipen në Arbënesh të Zarës, dhe një tjetër libër shkollor për letërsinë shqipe janë përuruar të martën në bibliotekën kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”.

“Letërsia shqiptare I” dhe “Mësimi i gjuhës shqipe në Arbënesh të Zarës” janë titujt më të rinj, që ka sjellë studiuesi e profesori Isak Shema, shkruan sot “Koha Ditore”. Emëruesi i përbashkët i tyre është synimi për ta njohur letërsinë e për ta studiuar e mbajtur gjallë të folmen arbneshe.

Studimi shumëvjeçar për shqipen te arbneshët, historinë e tyre, mënyra se si e kanë ruajtur shqipen ndër vite, i përmbledhur në “Mësimi i gjuhës shqipe në Arbënesh të Zarës” e kishte shtyrë më pas profesor Shemën që të hartonte edhe librin “Letërsia shqiptare I”, që do t’u shërbejë nxënësve shqiptarë në diasporë.

Me një strukturë komplekse, në kapitullin e parë shtrihet materiali për poezinë lirike, poezinë epike, poezinë liriko-epike, dramatike, shkencën e letërsisë, artet dhe letërsinë. Ndërsa në pjesën e dytë jepet një pasqyrë e zhvillimit të letërsisë shqipe, ku merren në shqyrtim letërsia e vjetër, me autorët më të njohur të saj dhe letërsia e rilindjes kombëtare. Është libër shkollor për nxënës të vitit të parë e të dytë të shkollës së mesme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)