Kulturë

Poema “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu” nëpër Evropë

Descriptive Text

Regjisori dhe aktori i njohur shqiptar në SHBA, Xhevat Limani në fillim të muajit prill do të fillojë një turne nëpër qendra të ndryshme evropiane, me poemën dramatike “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”.

Në këtë turne përfshihet edhe Zvicra ku ai së pari do të paraqitet para publikut në Luzern, në Sentitreff, Baselstrasse 21, 6002 Luzern, duke filluar nga ora 19:00, shkruan kp.