Nga brendësia e arkivit shqiptar

Nga brendësia e arkivit shqiptar

26 dhjetor 2017 18:33

45 vjet të diktaturës komuniste në Shqipëri i kanë dhënë një hije të mistershme Arkivit Qendror të Shtetit në Tiranë, i fundit nga vendet e ish-bllokut komunist që ka nisur hapjen e dosjeve të kësaj periudhe.

Edhe pse po përmbushet dekada e tretë që nga koha e rënies së komunizmit, për herë të parë, Arkivi Qendror i Shtetit ka qëndruar i hapur për publikun nga 18 deri më 22 dhjetor 2017.

Një ekip televiziv nga KTV-ja ka realizuar një reportazh për disa nga pasuritë e shumta që ruan ky institucion.

Në emisionin COSMO që transmetohet të enjten e 28 dhjetorit në ora 22:25 minuta, shikuesit e Kohavisionit do të mund të shohin nga afër dy veprat më të vjetra që ruhen në këtë arkiv: kodikun 1 dhe 2 të Beratit, që i takojnë shekullit të 6-të përkatësisht të 9-të. Po ashtu, në këtë reportazh do të mund të shihen dy dorëshkrime të Kuran-it, diploma e Ndre Mjedës, disa projeksione arkitektonike të Kolë Idromenos, një berat i Sulltan Sylejmanit I si dhe dokumente të tjera ndër më të çmuarat që ka Arkivi Qendror i Shtetit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme