Ministria dështoi të nisë punimet për Muzeun e Historisë së Natyrës

Ministria dështoi të nisë punimet për Muzeun e Historisë së Natyrës

26 dhjetor 2017 09:00

Mbi 90 për qind e mjeteve të parapara për Muzeun e Historisë së Natyrës kanë mbetur të pashpenzuara. Prej 200 mijë eurosh, sa janë paraparë për këtë vit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve deri më tani ka shpenzuar jo me shumë se 18 mijë e 600 euro.

Guri themeltar për këtë objekt ishte paralajmëruar për në fund të verës. Por puna për fillimin e ndërtimit ka mbetur në planet e vitit të ardhshëm të këtij institucioni, shkruan sot “Koha Ditore”. MKRS-ja tek në vitin 2018 planifikon t’i nisë procedurat tenderuese për ndërtimin e objektit muzeor në Fushë-Kosovë.

Mjetet e vetme që janë shpenzuar për këtë projekt sivjet kanë qenë gjysma e pagesës për kompaninë projektuese dhe pagesa për elaboratin gjeomekanik. Buxheti prej 200 mijë eurosh i paraparë për këtë vit nuk kishte pësuar me rishikim, por del se nuk është shpenzuar as dhjetë për qind. E kostoja totale e ndërtimit të Muzeut të Historisë së Natyrës ende nuk është llogaritur. Për vitin e ardhshëm janë paraparë të ndahen 300 mijë euro.

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit e kishte pranuar muajin e kaluar projektin zbatues, i cili ka qenë dashur të ishte gati deri në mesin e muajit gusht. Por rezultatet nga shpimet gjeomekanike e kishin vonuar këtë proces, pasi që ishte dashur të bëheshin disa ndryshime të brendshme të projektit ideor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme