Festo me Xenin dhe Eli Farën në KTV

Festo me Xenin dhe Eli Farën në KTV

25 dhjetor 2017 22:02

Dy emrat e mëdhenj të skenës muzikore popullore shqiptare, Eli Fara dhe Xheni, janë bashkuar në gala koncertin “Tinguj zemre” organizuar nga “Joy Media”, i cili do të transmetohet në programin festiv të vitit të ri në Kohavision.

Tandemi muzikor Eli Fara dhe Shkëlzen Jetishi kanë interpretuar 25 këngë në xhirimet e këtij koncerti, i cili do t’ju argëtojë në natën më të gjatë të vitit.

Dy artistët, të cilët pas një kohe të gjatë janë bërë bashkë për t’i kënduar disa nga perlat e muzikës shqipe, deklaruan se kjo mbrëmje ka qenë e nevojshme për t’u realizuar në shenjë respekti për shikuesit.

Gala-Koncerti në të cilën solistë janë Eli Fara dhe Shkëlzen Jetishi  do të transmetohet më 31 dhjetor, në Kohavision.

Koncerti është përkrahur nga Emona Group, HIB dhe Teleset.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme