Shkenca është e pamjaftueshme për ta njohur të vërtetën

24 dhjetor 2017 19:25

Ndikimi i madh dhe i drejtpërdrejt i shkencës në jetën e njeriut modern, ka bërë që të krijohet një besim gati mitik që shkenca mund të na jap përgjigje për çdo gjë.

Por janë vetë shkencëtarët që kohë pas kohe flasin apo shkruajnë për pamjaftueshmërinë e shkencës për ta njohur të vërtetën. Një rast shumë i njohur, është ai i argjentinasit Ernesto Sabato, i cili pavarësisht karrierës së shkëlqyer prej fizikani, kishte vendosur të hiqte dorë për t'iu përkushtuar letërsisë.

Se sa shumë besonte Sabato te fuqia e artit të romanit, kuptohet nga libri i tij "Shkrimtari dhe fantazmat e tij", për të cilin ka folur në emisionin CODEX të KTV-së, Arben Hoxha nga Instituti Albanologjik. Duke folur për raportin e qenies me mendimin, Hoxha i është referuar pikëpamjeve të Sabatos sipas të cilit romani është gjinia më e aftë për ta shpërfaqur të vërtetën. Emisionin e plotë CODEX ku Hoxha ka sjellë edhe veprën "Kritika e arsyes së kulluar" të Imanuel Kantit dhe romanin "Siddharta" të Herman Heses, mund ta shikoni në vegzën e mëposhtme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Ferhat Ymeri25/12/2017 08:59

Ju faleminderit per kete bisede te bukur intelektuale. Durim Abdullahu ben pyetje thelbesore, qe e cysin bashkebiseduesin per nje diskutim te frymezuar. Ai deshmon njohje te temes dhe subjektit te bisedes, duke i lene Arben Hoxhes hapesire te lire e te mjaftueshme per t'i shprehur idete e mendimet e tij per tre libratt ne fjale. Nderkaq, Arbeni jep informacion te thelluar qe, here here, i tejkalon caqet e nje formati te tille bisedimor njohes, po gjithnje me formulime te motivuara me shije e dije te mirefillte! E vetmja verejtje e vogel: shkrimtari Hermann Hesse, nuk eshte vetem gjerman, sic prezentahohet, po dhe zvicerran--aty ku dhe krijoi veprat me te rendesishme te tij dhe ku vdic (Montagnola 1962-Zvicerr). Me nderime, Ferhat Ymeri Kent, Washington

Shto koment

Të ngjashme