Kulturë

Aktori hollywoodian tregon përvojën e tij si ushtar në Kosovë

Shumica e njerëzve e njohin atë nga “The Daily Show”, apo nga filmat “21 Jump Street”, “The Hangover”, “Let’s Be Cops” etj., por një numër i vogël i njerëzve e njohin mbi të gjitha si Marins.

Është ky Rob Riggle, i cili më shumë se 20 vjet të jetës së tij i është përkushtuar Korpusit të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Koha.net.

Në një intervistë për Military.com ai ka treguar për përvojën e tij në ushtri, përderisa ka zbuluar se ishte me mision edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Ai e cilëson karrierën e tij në ushtri si një përvojë shpërblyese prej së cilës ka mësuar shumë gjëra.

“Shumë përvoja shpërblyese. Ato janë udhëheqja e marinsave, edukimi i tyre, dhe shërbimi ndaj vendit tim, si dhe puna në ‘Bucket Brigades’ në terren menjëherë pas sulmeve të shtatorit, kam ndihmuar në sigurinë dhe evakuimin e ambasadës në Liberi, kam ndihmuar refugjatët në Shqipërim, restaurimi dhe zbatimi i paqes në Kosovë, si dhe çlirimi i Afganistanit nga sundimi taleban”, ka thënë Riggle.

Image

Rob Riggle duke luajtur me fëmijët kosovarë në kampin e refugjatëve në Fier – Shqipëri, 4 maj 1999

Ai më tutje ka treguar edhe për ndikimin që ka pasur ushtria në jetën e tij si aktor.

“Më ka bërë psiqikisht më të fortë, çka duhet të jesh në shou biznes. Shou biznesi është brutal, për shtatë vjet kam punuar natë e ditë që të arrijë një pushim. E kam dëgjuar ‘jo’ së paku 5 mijë herë. Kjo mund të jetë shumë e vështirë për vetëvlerësimin tuaj. Kam shikuar se si shumë kolegë të mi kanë lënë biznesin”, është shprehur ai.

Ai ka bërë të ditur se është duke punuar në një film të ri me Will Ferrellin dhe Mark Wahlbergun.

Image