Në Prishtinën e askujt të fundvjeshtës Foto: Koha / ilustrim

Në Prishtinën e askujt të fundvjeshtës

24 dhjetor 2017 07:29

Në vendin “tonë”, ku macja ndihet si luan e ku mosdija shitet për dije, çka mund të pritet? Ndoshta do të na thonë analistët e shtëpive televizive analiste. Por, një dihet, se Leka i Madh, kështu e thonë shkrimet e lashta, pagoi të kalojë nëpër tokën afgane.

E ne i paguajmë e i thërrasim të tjerët të kalojnë nëpër tokën tonë, e ata që vijnë tashmë çuditen, e besa çuditen fort. E mendja dhe zëri i regjisores Aliu në shfaqjen “Të harruarit” ndihet vetëm brenda skenës së vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku aktorët janë të lirë në rolet e tyre, se: një ditë e thonë ndryshe e ditën tjetër më ndryshe, shkruan “Koha Ditore”.

E miku im flet për zhvillimin ekonomik, por nuk ia kap as nocionit “zhvillim” e as nocionit “ekonomik” e lëre më nocionit “zhvillim ekonomik”, por e di se në cilën vjegëz të ofruar rastësisht mund të lexojë se kush ishim, dhe kush fshehu historinë tonë, se kështu e shkruajnë ata që dinë “të shkruajnë”. E “Klan Kosova” njofton se u përuruan librat e inxhinier Gurit. Po tre librat për historinë, mendësinë dhe gjuhësinë e shqiptarëve. E shkencëtarët vrapojnë të vendosen në revistat me ISSN e “Impact factor”, edhe pse nuk ia dinë kuptimin as të parës e as të dytës, por rëndësinë po, se dikush e ka vënë kusht për ecje përpara në botën e dijes pa dije e plot e përplot improvizime.

E para “guximit” tonë, guximshëm ndërrohet çdo gjë, dhe nis nga e para. Laboratori Kosovë bart e mbart të gjitha, e besa edha ato që nuk mbarten e as nuk zhbarten.

E lexoj në shqip në njërin nga portalet e hapësirës shqiptare: “Noli në moshën 84-vjeçare mësonte hebraishten: Më duhet të bisedoj me Zotin në botën tjetër”.

E unë pyes, se cilën gjuhë duhet ta mësojmë ne që të mund të flasim me zotin e shtëpisë sonë?... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme