Picasso dhe Guernica

Picasso dhe Guernica

23 dhjetor 2017 18:19

1. Më 1937, në Spanjë, një gjeneral, më shumë se i çmendur, si dhuratë për ditëlindje të Hitlerit urdhëron që qyteti Guernica të bombardohet e të rrafshohet me tokë.

Për famën e asaj feste të çmendur, pas bombardimeve edhe ata nga rrënojat ku kanë qenë të fshehur, kur dolën në sheshin e qytetit, janë vrarë ose kanë vdekur nga mungesa e oksigjenit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Atë ditë janë vrarë e pushkatuar më shumë qytetarë sesa që qyteti Guernica kishte banorë.

Nga kufomat e djegura, kufomat e shkrumbuara, aty ende vjen era e djegies, era e shkrumbit.

2. Poeti Huan Rera, në Paris, si e dëgjoi këtë lajm, shpejt thirri një taksi dhe shkoi në kafenenë “Flora” për ta takuar Picasson, e për t’i treguar lajmin që kishte dëgjuar.

Picasso për Guernikën ende nuk e kishte idenë se si duhej ta pikturonte.

Dy javë më vonë, Picassos miqtë i thanë:

“Çka po pret? Pse nuk po e pikturon Guernikën!”

“Po si ta pikturoj?!”, Picasso pyeti dhe si të kishte dalë nga një komë e madhe, tha: “Për ta pikturuar Guernikën duhet të jesh i humbur nga diçka e dhimbshme, nga diçka e çuditshme që kërkon dashuri, e të jesh krejt i çmendur” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme