Tatuazhet e shenjta si kujtim nga Jerusalemi

Tatuazhet e shenjta si kujtim nga Jerusalemi

23 dhjetor 2017 13:41

Një dyqan i vogël në zemër të qytetit të vjetër të Jerusalemit u ofron pelegrinëve që kujtimet e tyre nga vizita e qytetit të shenjtë t’i mbajnë mend përgjithmonë me tatuazhet me dizajn fetar, që u kanë rezistuar shekujve.

Përzierjen e teknologjisë moderne me traditën, familja Razzouk e përdor internetin për të tërhequr klientët te vendi, që është i shenjtë për të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët, transmeton Koha Ditore.

Noel Heavey 54-vjeçar, nga Irlanda, asnjëherë nuk kishte menduar nëse donte tatuazh. Por i intriguar nga uebfaqja e Razzouks “ishte tërhequr nga ato”.

Për rrugëtimin e tij të parë në Jerusalem, derisa të krishterët kanë filluar të përgatiten për Krishtlindjet, Heavey zgjodhi një model të pastër dhe vargje të thjeshta. Ishte një kryq kuqezi i Jerusalemit, i përbërë me një kryq kryesor dhe katër të tjerë më të vegjël. Këto kryqe janë të rrethuara me një pemë dhe me numrin 2017, për të kujtuar pelegrinazhin dhe vitin e vdekjes së nënës.

Razzouks filloi punën në Egjipt. Atje koptët tradicionalisht kanë bërë në krahun e tyre një kryq.

Pronari Wassim Razzouk, 44-vjeçar, i rezistoi punësimit në biznesin familjar për shumë vjet. Por tani pronari i një motoçiklete është duke ia mësuar artin e tatuazheve djalit të tij 14-vjeçar.

Disa prej dizajnëve datojnë prej kohës së kryqëzatave, por Razzouk mund t’i ndryshojë ato në bazë të preferencave të klientëve.

“Është diçka që nuk mund të pendoheni, sepse jeni krenar për atë, por është diçka tradicionale”, ka thënë Razzouk, që koleksioni i tij i tatuazheve dëshmon këtë bindje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme