Njerëzit brenda zooparkut janë produkt i shoqërisë

Njerëzit brenda zooparkut janë produkt i shoqërisë

23 dhjetor 2017 09:41

Shoqëria shqiptare, por edhe më gjerë futet në zoopark dhe vesh kostumet e kafshëve. Një pjesë rrëmbehet nga epshet dhe katandiset keq. Romani “Ora e Zooparkut” shkon përtej kësaj. Nxjerr në pah se si rojtari i zooparkut vret njeriun në vend që të vrasë kafshën, shkruan sot Koha Ditore.

Si fitues i shpërblimit vjetor për romanin më të mirë shqiptar, “Rexha Surroi”, Çela i lindur më 1946, ka thënë se kjo vepër është produkt i shoqërisë shqiptare. Në një intervistë për gazetën, Çela i lindur në Shkodër, ka thënë se demokracia ia nxori shoqërisë bishën nga brenda. Përderisa flet për veprën e tij të fundit, ai krahason njerëzimin me personazhet e romanit të tij.

Thotë se shqiptarët nuk ishin të përgatitur që të jetonin në një sistem siç është ai i sotmi. Çela që është autor i shumë tregimeve dhe numëron mbi dhjetë romane të botuara, thotë se tashmë njerëzimi është në betejë për ta mposhtur kafshëroren, por del se është duke e humbur atë. Autori tregon se si në roman ka dhënë shumë shembuj prej njerëzve të drejtë e deri tek ata që nuk janë gjykuar kurrë për krimet e bëra. Veprën e tij e përshkruan si një thirrje.

Çela flet se përse duhet bërë kjo thirrje dhe a e ka humbur shpresën se shoqëria ka kohë ta marrë vetën. Sipas Çelës, lexuesi në këtë vepër përballet me shumë opsione dhe mbetet i lirë për rrugën që do të zgjedhë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme