“Ora e Zooparkut” e Zija Çelës fitues i “Rexhai Surroit” për letërsi

“Ora e Zooparkut” e Zija Çelës fitues i “Rexhai Surroit” për letërsi

22 dhjetor 2017 14:31

Romani “Ora e Zooparkut” e Zija Çela ka fituar çmimin “Rexhai Surroi” për letërsi.

“Ky roman do i rezistojë kohës dhe do të mbetet në arkën e pasurisë tonë kulturore”, ka thënë Kim Mehmeti gjatë ndarjes së çmimeve.

Çela gjatë pranimit të çmimit ka thënë se ndihet i nderuar për çmimin dhe se ndjen tërheqje të veçantë nga figura e Rexhai Surroit.

“Meqë u mbushën dhjetë vjet të ceremonisë, mund të them që prania ime kapërcen çmimin tim. Ndjeva një tërheqje të veçantë nga figura e Rexhait, nga ato kalimet nga një moshë në moshën tjetër, ato fjalët që u than”, ka thënë Çela.

“Më ka gëzuar ky çmim. I tillë është njeriu. Më ka gëzuar për përmbajtjen që ka”, ka shtuar ai.

Fitues të edicionit të kaluar të “Rexhai Surroi” ishte Ibrahim Kadriu me romanin e tij “Misioni rus”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme