Nisin hetimet për rrënimin e shtëpisë-monument në Prizren

Nisin hetimet për rrënimin e shtëpisë-monument në Prizren

21 dhjetor 2017 16:05

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisin hetimet për mbledhjen e provave lidhur me rrënimin e shtëpisë-monument të familjes Myftiu në Qendrën Historike të Prizrenit.

Sipas njoftimit nga prokuroria, kjo bëhet pas reagimit dhe njoftimit publik nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore i Qendrës Historike të Prizrenit.

Shkatërrimi i monumentit në Prizren, rast për organet e drejtësisë

Po ashtu, në njoftim theksohet se prokuroria në Prizren ka kërkuar nga kryetari i Prizrenti, drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Policisë së Kosovës që të ndërmerren urgjentisht të gjitha masat kundër atyre që po bëjnë ndërtime të kundërligjshme dhe kundër dëmtuesve të Trashëgimisë Kulturore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme