Kosova gjatë 2017-s ishte e pranishme në 5 festivale të kategorisë ‘A’

Kosova gjatë 2017-s ishte e pranishme në 5 festivale të kategorisë ‘A’

21 dhjetor 2017 14:44

Filmat e mbështetur nga QKK, ndër vite kanë pasur suksese të shumta në festivale ndërkombëtare, duke qenë të pranishme edhe në shumë festivale të kategorisë ‘A’.

Vetëm brenda këtij viti filmat kosovarë kanë pasur premierë në 5 festivale të kategorisë ‘A’, gjë që shënon suksesin më të madh deri më tani.

“Duke filluar me filmin ‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli i cili u dha premierë në Karlovy Vary International Film Festival dhe në International Film Festival në Indi Goa, pastaj filmi ‘Rooftop Story’ nga Gazmend Nela i cili pati premierën në Montreal World Film Festival, filmi shkurtër ‘Një Muaj’ nga Zgjim Terziqi që u shfaq premierë në Cairo International Film Festival si dhe filmi i metrazhit të gjatë ‘Martesa’ nga Blerta Zeqiri që pati premierën në Tallinn Black Nights Film Festival, gjithashtu festival i kategorisë ‘A’, nga ku triumfoi me dy çmime, çmimi i kritikës ‘Fipresci Award’ si dhe çmimi special për ansamblin më të mirë të aktorëve”, njofton QKK.

Këta filma përveç premierës u shfaqen edhe në festivale tjera ndërkombëtare, pa lënë anash edhe filmat e vitit 2016, të cilët vazhduan shfaqjen në festivale të ndryshme si: filmi ‘Home Sweet Home’ nga Faton Bajraktari, ‘Eho’ nga Dren Zherka, ‘Home’ nga More Raça etj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme