Kulturë

Pianistja kosovare performon në Gjermani me rastin e koncertit tradicional të Krishtlindjeve

Me rastin e koncertit tradicional të Krishtlindjeve që u mbajt në katedralen Shën Nikolai në kryeqytetin e Brandenburgut në Potsdam të Gjermanisë, pianistja jonë e mirënjohur kosovare Lule Elezi së bashku me mezzosopranon nga Opera gjermane e Berlinit, Brigitte Bergmann dhe me orkestrën ushtarake të forcave të armatosura gjermane për çështje protokolare të Berlinit mbajtën një koncert të suksesshëm.

Në këtë mbrëmje u interpretuan vepra të njohura nga opusi krijues i kompozitorëve të mëdhenj botëror si: Giacomo Puccini, Giuseppe Giordani , Felix Mendelssohn, etj.

Katedralja Shën Nikolai në Potsdam ishte përplot e mbushur me mysafirë të ftuar nga jeta politike, kulturore, ekonomike , etj., dhe artdashës të shumtë nga Potsdami dhe Berlini.

Koncerti zgjoi interesim të madh. Ishin duartrokitjet e gjata të publikut pas këtij koncerti madhështor , ku u interpretuan edhe disa vepra shtesë.