Muzeu i Kosovës s’ka vend për Institutin Arkeologjik Foto: Koha / Ilustrim

Muzeu i Kosovës s’ka vend për Institutin Arkeologjik

21 dhjetor 2017 09:47

Muzeu i Kosovës konsideron se në objektin e tyre nuk ka më vend edhe për Institutin Arkeologjik të Kosovës. Zhvendosjen e IAK-ut e konsideron edhe prioritet për vitin që vjen. Krejt këtë e lidh me hapjen e ekspozitës së përhershme, e paralajmëruar për 17 shkurt, në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë çështje po merret edhe Ministria e Kulturës përderisa rreth kësaj MK-ja dhe IAK-u kanë qasje të ndryshme. Në adresë të Ministrisë së Administratës Publike, MKRS-ja tashmë ka dërguar kërkesë dhe pret që vitin që vjen të bëhet një zgjidhje. IAK-ja tash e 15 vjet vepron në katër zyra në katin e katërt të objektit të Muzeut, shkruan sot Koha Ditore.

Udhëheqësit e Institutit Arkeologjik të Kosovës paralajmërojnë se nuk do të pranojnë të zhvendosen me qira në ndonjë objekt privat, derisa ata të Muzeut të Kosovës insistojnë që me hapjen e ekspozitës së përhershme në këtë institucion do të duhej riorganizim i hapësirave. E shanset për ndërtimin e një objekti të ri për IAK-un aktualisht janë të pakta.

Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në MKRS, ka thëne se të dy institucionet kanë kërkuar që të bëhet një zgjidhje për këtë.

“Kërkesa është rezultat i funksionimit më të mirë të të dyja institucioneve, rrjedhimisht zbatimit të veprimtarisë, me theks të veçantë asaj profesionale. Aq më tepër kur tani vendoset ekspozita në Muze dhe kërkohet riorganizim i hapësirave”, ka thënë Aliu.

Sipas saj, ndërtimi i një objekti të ri për Institutin Arkeologjik të Kosovës do të merrte shumë kohë... (më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme