Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Baleti thyen rekord me “New Born”

Shfaqja “New Born” do të shënojë moment të rëndësishëm për Baletin Kombëtar të Kosovës. Është hera e parë që në historinë e këtij institucioni jepen gjashtë premiera brenda një viti. E “New Born” është pikërisht e gjashta.

Nën koreografi të Jochen Roller dhe Friederike Lampert, kjo shfaqje bashkëkohore do të jepet premierë sonte, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

BKK-ja e ka cilësuar të suksesshëm vitin 2017, kur edhe shënoi 45-vjetorin e themelimit. Vitin e nisi me “Drejtësi transicionale” e “Një ditë” nën koreografi të Christie Coleman, për të vazhduar me “Rrugët e gjata dhe me kthesa” nën koreografi të Darrel Toulon, “La Fille Mal Gardee” dhe “Një legjendë për dashurinë” të Pullumb Agalliut.

Me “New Born” balerinët do të sjellin vallëzim bashkëkohor për që riaranzhon lëvizje të baletit klasik.

Monumenti i pavarësisë “NEWBORN” i cili më 17 shkurt të vitit që vjen feston ditëlindjen e dhjetë, një vit më parë ishte bërë inspirim për koreografin gjerman Roller që të konceptojë një shfaqje me balerinët e Kosovës, duke krijuar një ide të tijën mbi dialogun që gjëllin ky monument, pamja e të cilit ndryshohet nga viti në vit.

“Herën e parë kur erdha në Prishtinë shkova të vizitoj edhe monumentin e ‘NEWBORN’. Isha i intriguar nga ideja se si një monument kishte atë pamje me zemra. Më pëlqente ideja se bëhej fjalë për një monument, një përfaqësim, jo i krijuar nga një njeri, por i krijuar në dialog. Nëse kjo do të ndodhte në Gjermani dikush do t’i largonte ato zemra”, ka thënë Roller, i cili më pas kishte zgjedhur 12 balerinë për të krijuar një lloj monumenti që ndjekë të njëjtën logjikë.

“Ky ka qenë një ndër vitet më të suksesshme të Baletit Kombëtar të Kosovës. Arsyeja përse e them këtë është sepse në historinë tonë asnjëherë nuk i kemi pasur gjashtë premiera për një vit. Këtë vit i kemi pasur katër të planifikuara dhe dy jashtë programit, që janë bashkëpunime ndërkombëtare e nuk kemi mundur t’i refuzojmë”, ka thënë Brahimaj (më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).