Kulturë

Birdman dhe Hadi Shehu “takohen” rrugës për në skenë

Amerikani Michael Keaton e kosovari Hadi Shehu mund të mos jenë përmendur asnjëherë në të njëjtën fjali. Nuk janë krahasuar kurrë. As për fizikun. As për profesionin - pika që i takon emrat e tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Portretet e tyre dallojnë. Fytyra e të parit është më e gjatë. Ka sy të gjelbër e ballin e gjerë, që merr formë nëpërmjet vijës deri ku i kanë rënë flokët. Tjetri ka flokë më të bardhë. Më të shpeshtë. Të dytë kanë mjekra të thinjura. Më të ngjashme atë e kanë veç rrëfimin që njëri e ka jetuar tek ka realizuar rolin e Riggan Thomsonit, e tjetri e ka përjetuar nën lëkurë. Protagonisti i “Birdman” - filmi që mori epitetin e më të mirit në ceremoninë e sivjetmë “Oscar” - i sjellë në ekran me mjeshtëri nga Keaton, ka gati një “jetë paralele” me njërin prej aktorëve më të duartrokitur në skenën e teatrit në Kosovë.

Në kohën kur “Birdman” mori katër çmime “Oscar” - për të dëshmuar që ceremonia prestigjioze e kinematografisë veçse ka kthyer vëmendjen nga fati i artistëve - Shehu ka mbledhur forcën për të krijuar shfaqjen me të cilën do t’i thotë lamtumirë skenës.

Tek ndez një cigare në korridorin e objektit ku vepron Teatri Profesionist i Gjakovës, Shehu rrëfen historikun e karrierës së tij - që sikur në rastin e personazhit Riggan shoqërohet edhe me zhgënjime. E më pastaj me luftën për ta kthyer namin e dikurshëm...(Intervistën e fundit të Shehut për Kohën Ditore mund ta lexoni sot në Shtojcën për Kulturë).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.