Jashari: Nivelin e Filarmonisë duhet ta prezantojmë jashtë vendit

Jashari: Nivelin e Filarmonisë duhet ta prezantojmë jashtë vendit

20 dhjetor 2017 09:07

Prezantimi jashtë vendit, ngritja e nivelit artistik, ndryshimi i ligjit e sigurimi i një hapësire adekuate për prova janë ndër prioritetet që i ka vënë vetes Baki Jashari, i cili ka marrë mandatin e katërt si drejtor i Filarmonisë së Kosovës.

Në një ditë të zakonshme pune, kur orkestra veç ka nisur provat për koncertin e fundvitit, Jashari shpalos planet e tij për tre vjetët e ardhshëm në krye të institucionit më të lartë të muzikës serioze në vend, të cilin e udhëheq qysh prej vitit 2006, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shumëçka ka ndryshuar qysh prej kohës kur e kishte marrë mandatin e parë. Mes tjerash, lëvizje pozitive ka pasur në përkrahjen e shtetit për këtë institucion.

“Ne jemi gjithsej 84 punonjës, gjysma instrumentistë e gjysma kor. Tash diku 35 duhet të jenë instrumentistë të rregullt e koristë 37”, ka thënë ai.

Mungesa e një salle koncertale ka qenë “protesta” më e shpeshtë e gjithë komunitetit artistik në dekadën e fundit.

Ai synon që t’i kërkojë ndihmë Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit për ta siguruar një hapësirë që dikur, para luftës kishte qenë kinema e që ndodhet në qendër të qytetit.

“Ndër prioritetet gjatë mandatit tim do të thosha është që këtë bagazh artistik që e ka krijuar Filarmonia ta prezantojmë jashtë vendit, aq më tepër që jemi në prag të vitit 2018, shënimit të përvjetorit”, ka thënë Jashari duke shtuar se për vitin që vjen, është kërkuar një buxhet shtesë prej 100 mijë eurosh për prezantimin e këtij institucioni jashtë vendit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme