MASHT premton ndihmë për Institutin e Historisë

MASHT premton ndihmë për Institutin e Historisë

19 dhjetor 2017 16:31

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka vizituar Institutin e Historisë, më ç’rast është pritur nga drejtori Sabit Syla me bashkëpunëtorë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Bytyqi theksoi se Instituti i Historisë është ndër institucionet e rëndësisë së veçantë për hulumtimin dhe ruajtjen e vlerave historike kombëtare.

Ai po ashtu tha se është i interesuar që të ketë një bashkëpunim të mirëfilltë ndërinstitucional dhe se MAShT, brenda mundësive do ta mbështesë veprimtarinë kërkimore-shkencore të Institutit, ndërsa do të angazhohet edhe për të gjetur një zgjidhje edhe sa i përket objektit ku duhet të vendoset Instituti.

Drejtori Syla e falënderoi ministri Bytyqi për vizitën, ndërsa e informoi për veprimtarinë shkencore të Institutit ndër vite, njëherësh e njoftoi me projektet dhe aktivitet që i kanë në program për t’i zhvilluar vitin që vjen me rastin e shënimit të përvjetorëve dhe ngjarjeve të rëndësishme kombëtare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme