Kulturë

“Kohë e vjedhur” e Ibrahim Kadriut botohet në Greqi

Në Greqi, këto ditë u botua libri poetik i shkrimtarit Ibrahim Kadriu, me titull “Κλεμμενος Χρονος” (Kohë e vjedhur).

Librin e ka përkthyer Iliaz Bobaj, shkrimtar dhe përkthyes i njohur, i cili jeton dhe krijon në Greqi. Ai njëkohësisht ka bërë edhe përzgjedhjen.

Libri ka 144 faqe, shqip dhe greqisht dhe përcillet me shënime mbi autorin, ndërkaq redaktore e këtij vëllimi është Panajota Hristopullu Zalloni, kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve Grekë. Botues është :Shoqata e Shqiptarëve “EMIGRANTI” Patra – Greqi.