Kosova me Vlashent Satën prezanton muzikën shqipe në New York

Kosova me Vlashent Satën prezanton muzikën shqipe në New York

19 dhjetor 2017 10:30

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York ka zgjedhur kantautorin shqiptar Vlashent Sata për koncertin sezonal që organizon.

Është ftuar si ambasador i kulturës shqiptare. Me këtë rast në sallën e qendrës kulturore “Scandinavian House” do të mblidhen diplomatë nga Kombet e Bashkuara, personalitete që kanë mbështetur çështjen e Kosovës që nga fillimi, e po ashtu edhe artistë të ndryshëm shqiptarë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sata, i cili vitin e kaluar nxori albumin e tij debutues “Hana”, në mbrëmjen e 21 dhjetorit do të ngjitet në skenë për të kënduar disa prej hiteve të tij, por njëkohësisht edhe këngë të vjetra shqipe me aranzhime në jazz, si dhe këngë arbëreshe. “Djemtë e balonave”, “Babë”, “Hana”, “Ëmbël” do të jenë vetëm disa prej këngëve që ai do të këndojë, nën përcjelljen e Lisa Hoppe në kontrabas, jazz-kitaristit Olli Hirvonen, saksofonistit Brian Krock dhe bateristtit Matt Honor.

“Kjo është iniciativë e Konsullatës së Kosovës në New York, zotëri Ylber Kryeziut dhe fotografit Fadil Berisha, që është një institucion i promovimit të vlerave shqiptare nëpër botë këto vite. Ai është ndoshta njeriu i cili ka promovuar më së shumti shqiptarë nëpër botë, sidomos në Amerikë”, ka thënë Sata... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme