Rritja e pagave në fushën e kulturës s’bëhet pa 600 mijë euro në vit Foto: Koha

Rritja e pagave në fushën e kulturës s’bëhet pa 600 mijë euro në vit

19 dhjetor 2017 08:21

Pasi ka humbur një betejë sa i përket sigurimit të buxhetit për rritjen e pagave të krijuesve, performuesve të kulturës e punonjësve të trashëgimisë kulturore, Ministria e Kulturës do të insistojë që ta arrijë qëllimin në seancën e radhës të Kuvendit.

Kërkesa për sigurimin e 600 mijë eurove në vit për rritjen e pagave të 228 punonjësve nga rreth 400 sa ishin përmendur më herët do të bëhet sërish kur të votohet Projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kësisoj planifikon MKRS-ja pasi të shtunën e javës që shkoi Komisioni parlamentar për buxhet dhe financa nuk e ka votuar amendamentin e propozuar nga deputetja Blerta Deliu-Kodra, nëpërmjet të cilit do të siguroheshin 600 mijë euro. Por nëse MKRS-ja nuk do të arrijë që ta shtyjë përpara nismën për rritjen e pagave nëpërmjet Kuvendit, do t’i kërkojë Qeverisë që nëpërmjet një vendimi të zyrtarizojë rritjen e pagave për punonjësit e institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Krejt kjo pasi në Projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm Qeveria nuk ka paraparë rritjen e pagave edhe pse ministri i Kulturës, Kujtim Gashi në fund të tetorit kishte arritur një marrëveshje verbale me aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës që pagat do t’iu rriten qysh në fillim të vitit që vjen... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme