Johnny Hallyday, heroi i atyre që nuk ia dolën

Johnny Hallyday, heroi i atyre që nuk ia dolën

17 dhjetor 2017 21:01

Në një natë të ngrohtë më 2000 e kisha vizituar Parisin me një mike, për të marrë pjesë në një dasmë. Ishte një atmosferë e bukur borgjeze, me një festë në barkë që kalonte nëpër Seine dhe u ndal jo shumë larg prej Kullës Eiffel në këmbë.

Pas një dite në taka të larta, me ushqim “foie gras” dhe shampanjë, ne zbritëm prej aty për t’u gjetur mes një numri të madh njerëzish. Ata ishin francezë, por jo asi lloji që pasqyrohen nëpër revista mode dhe guida stilistësh: me kostumet sportive dhe çantat përreth belit, ata dukeshin më shumë sikur fshatarët e mi amerikanë sesa kalimtarë në një film të Claude Chabrol.

Një lloj zhurmë elektrizuese vinte nga ana e kullës, derisa ne kot kërkonim një taksi. Mikja ime e kuptoi se Jonny Hallyday po mbante një koncert atje dhe se mbase do të duhej ta harronim idenë që të gjenim transport. I zgurdullova sytë, i hoqa takat dhe të dyja ecëm shumë gjatë derisa u kthyem në hotel në Palais-Royal. Na fal, Jonny.

Johnny Hallyday, që vdiq javën e kaluar në moshën 74-vjeçare, ishte mbi të gjitha edhe zemërgjerë e i ngrohtë, po aq sa një showmen i pamohueshëm karizmatik. Por nuk ishte e lehtë për ne amerikanëve ta kuptonim adhurimin e Francës për të, transmeton “Koha Ditore”. Hallyday kishte mbërritur në pop-skenën e dominuar nga muzikantët në kravata, që i mbushnin këngët e tyre me plot fjalë të liga.

Yjet si Serge Gainsbourg dhe Jacques Dutronc ishin intelektualët që këndonin nga koka, edhe kur përmbajtja e teksteve të tyre ishte perverse. Johnny - albumi i parë i së cilit”‘Hello, Johnny” u shit në një milion kopje më 1960 - shquhej me mençurinë dhe doli disi në mënyrë të konsiderueshme më tutje në jug.

“E gjitha ka të bëjë me ijet”, i këndoi audiencës në frëngjisht më 1961 para se ta lansonte në anglisht këngën në një përpunim të titulluar “Let’s Twist Again”.

Derisa muzika rock në Britani dhe Amerikë po hynte në një fazë dionisiane në mes të viteve ’60, i vetmi muzikant francez që kishte mbërritur sukses në cilindo zhanër ishte Hallyday, që kishte braktisur anglishten aq shpejt sa bota e madhe e braktisi “The Twist…”. Frëngjishtja nuk është gjuhë që i përshtatet aq mirë ritmeve të Mick Jaggerit dhe Robert Plantit. Çdo gjë është e theksuar në mënyrë të barabartë, gati në secilën pjesë të frazës. Frëngjishtja shkon në ritmin “ba-da-bi-ba-da-bum” në vend të “heyyyyyyyyyaaaaahh” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme