“Jumanji: Welcome to the Jungle” në botën e videolojërave

“Jumanji: Welcome to the Jungle” në botën e videolojërave

17 dhjetor 2017 19:00

Aventura familjare e viteve ‘90, “Jumanji” ishte fantazi me fëmijët që u humbën në universin e një loje magjike, ku njëri prej fëmijëve, i portretizuar më pas si djalosh nga Robin Williams, ka kaluar krejt fëmijërinë brenda kësaj bote dhe tani është rritur.

Filmi duket se përdor retorikën e videolojërave, që është kalimi prej një niveli në tjetrin duke i ikur vdekjes.

Tani ky film është modernizuar për vitin 2017 në mënyrën që e bën idenë e lojës më eksplicite dhe në të njëjtën kohë të çuditshme dhe antike si një lojë tavoline.

“Jumanji: Welcome to the Jungle” është film i madh, i stuhishëm dhe argëtues me një dozë nga Indiana Jones, duke ia shtuar edhe komedinë “Freaky Friday” apo edhe klasikun viktorian “Vica Versa”, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Ky film sjell një performancë inspiruese nga Dwayne Johnson, i cili është adoleshent sentimental, por më pas si me magji shndërrohet në person me trup gjigant, por që mbetet kurajoz dhe teveqel e duhet të thotë gjëra pa lidhje.

Si më parë, edhe kësaj radhe sekuenca hyrëse është e nxituar, por që tani ngjarja zë vend në vitet ’90. Loja e çuditshme zbulohet në një plazh, por për dy dekada askush nuk e prek. Ajo tani është në videolojë dhe kur fëmijët mundohen të luajnë, futen brenda saj.

Në kohën e sotme na prezantohen katër adoleshentë në shkollë të mesme - princesha e “Instagramit” Bethany (Madison Iseman), nxënësi serioz Spencer (Alex Wolff), nxënësja armiqësore Martha (Morgan Turner) dhe futbollisti, ylli i shkollës Fridge (Ser’Darius Blain) – të cilët janë në telashe në shkollë për arsye të ndryshme.

Si dënim ata detyrohen që të pastrojnë dhomën, e cila mban gjëra të vjetra, në mesin e të cilave është edhe videoloja “Jumanji”. Të mërzitur dhe kureshtarë e marrin lojën dhe e lidhin në një televizor të vjetër dhe pa menduar shumë i zgjedhin personazhet e tyre.

Spence zgjedh dr. Smolder Bravestone, Bethany zgjedh profesorin Shelly Oberon, Fridge zgjedh zoologun Moose Finbar dhe Martha biologjistin Ruby Roundhouse. Dhe më pas vjen shpërthimi: shpirtrat e tyre futen në trupat e njerëzve të tjerë në xhunglën e rrezikshme. Fridge e gjen veten në trupin e djalit trupshkurtër, që portretizohet nga Kevin Hart... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme