Kulturë

“Darkest Hour” me dilemat për Churchillin

Në qershor të vitit 1940, flota e vogël e anijeve civile shpëtoi qindra ushtarë britanikë në plazhet në veri të Francës, dhe Winston Churchill, një prej përgjegjësve për shpëtimin, udhëhoqi fitoren e Britanisë kundër Gjermanisë.

Në fakt, ndoshta nuk është edhe aq informacion i rëndësishëm që shpalos rrjedhën e filmit. Sado orë mësimi të historisë që mund të kesh humbur, me siguri e di se Churchill ia doli më mirë së Hitleri në Luftën e Dytë Botërore, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Por filmi “Darkest Hour” i Joe Wright është aq i tensionuar saqë ndonjëherë mund të harrosh se sa mirë ka shkuar evakuimi në Dunkirk.

Mund të kesh harruar edhe pjesën tjetër të triumfeve të Churchillit. Në pjesë të kësaj drame shtytëse, të pajisur mirë dhe të aktruar për mrekulli, situata e tij është aq dyshuese saqë duket se ai nuk do t’ia dalë deri në fund të vitit, duke e lënë anash luftën. Harroi për një sekondë betejat e tij me Hitlerin e Mussolinin, betejat e tij me politikanët e partisë së tij janë mjaftueshëm testuese.

Ashtu siç e shohim në ekran, historia nis në maj të vitit 1940 kur tre milionë trupa gjermane arrijnë në kufirin belg. Në Britani, parlamenti ka humbur besimin në kryeministrin konservativ i cili është i sëmurë, Neville Chamberlain (Ronald Pickup).

Konservativët e mëdhenj ia dorëzojnë Churchillit (Gary Oldman) punën kryesore, sepse ai është i vetmi kandidat i pranueshëm për partinë opozitare. Por ata kanë dyshimet e tyre rreth ndjekjes së një ekscentriku në moshë e me mbipeshë, vendimet e të cilit çuan në humbje katastrofike në kampanjën e Gallipollit gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe gjaku i të cilit tani është gjysmë me shampanjë, uiski dhe yndyrë.

Churchill mezi se ka shpaketuar valixhen e tij në “10 Downing Street” para se Chamberlainit dhe Eral of Halifax (Stephen Dillane) të nisin ta komplotojnë përsëri. Dhe sa më e pështirë që bëhet retorika e tij kundër Hitlerit, ata janë më të sigurt se negociatat me Hitlerin nuk janë edhe aq ide e keqe.

Për fat të mirë të Churchillit, ai ka mbështetjen e sekretares së tij (Lily James), një engjëll e cila e informon atë se kur e bën gabim gjestin me duar “V për fitore”, përkthehet si sharje. Ai po ashtu ka besimin e paepur të gruas së tij Clementine (Kristin Scott Thomas) e cila - si shumë heroina të ekranit të madh - është këtu që t’i mbajë fjalime heroit derisa i lidh kravatën. Por origjinaliteti dhe kokëfortësia e Churchillit u pengon të gjithë të tjerëve, duke përfshirë edhe Mbretin George VI (Ben Mendelson) ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)